Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Një doktoreshë amerikane nga Arizona i ka mbushur 102 vjet, por ende vazhdon ta ushtrojë këtë profesion dhe nuk përton të japë këshilla, shkruan DailyMail. Gladys McGarey, ka shërbyer tash e 60 vjet si mjeke holistike dhe këshilldhënëse për çështje të mendjes, trupit dhe të shpirtit për pacientët gjatë trajtimit.
Por, ajo s’është e njohur vetëm si mjeke. Kur i ka mbushur 100 vjet, McGarey botoi librin e saj të parë të titulluar “Jetesa e mirë: Gjashtë sekretet e një mjeku 102-vjeçar për shëndetin dhe lumturinë në çdo moshë”.
Ajo ka deklaruar se ka në plan t’i jetojë “edhe disa vjet”, ndërsa e ka treguar “sekretin” e jetëgjatësisë.
“Një plan 10-vjeçar bën hapësirë për gjithçka”, shpjegoi ajo në librin e saj.
“Është një shtrirje mjaft e madhe saqë e mban forcën tonë të jetës të aktivizuar. Megjithatë, është mjaft afër që ne mund ta arrijmë atë, të pastrojmë pluhurin dhe të planifikojmë përsëri”, këshillon ajo.
McGarey s’e ka pasur jetën e lehtë. Ajo është përballur me sëmundjen e kancerit dhe ka përjetuar vdekjen e vajzës.
Kur ishte 70-vjeçare, bashkëshorti 46-vjeçar e kishte tradhtuar, duke çuar martesën drejt ndarjes.
Përvojat e rënda për të janë mësuesi më i mirë i jetës.
“Sapo gjeta zërin tim, i shkrova atij një letër dhe e falënderova që më dha lirinë. Sepse deri në atë kohë, nuk e ndjeja zërin tim të ishte mjaftueshëm i fortë, tha ajo, duke folur për martesën e dështuar.
102-vjeçarja ka shtuar se 10 vjetët e ardhshme ka në plan t’i shfrytëzojë në ndërtimin e një qendre ku do të këshillohen të moshuarit e tjerë.