Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Një gruaje 99-vjeçe nga Britania e Madhe i është plotësuar ëndrra jetësore – që të jetë pjesë e spektaklit kur rreth trupit të saj hidhen thika gjatë një shfaqe në cirk.
Annie Duploock, nga Leicestershire, u fut në skenë ku në drejtim të saj u hodhën dhjetëra thika nga një profesioniste, që për fat të mirë as edhe një nuk e preku.
Ish-punonjësja e cirkut, që do te festojë ditëlindjen e 100-të gusht tha se “u kënaq” nga kjo përvojë.
Ajo punoi në cirk për 30 vite, ku detyra e saj ishte vendosja e posterëve nëpër qytet që paralajmëronin spektakël.
Duploock fare nuk u tremb, përkundrazi u fut në skenë – derisa mijëra të pranishëm ndiqnin nga afër spektaklin.