Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Kosova përfituese nga programi i BE-së me vlerë prej 4.2 miliardë eurosh

Vendi  |  12.05.2023 Ora 10:21   

Kosova nga tani është përfituese e programit të Bashkimit Evropian “Tregu i Përbashkët” me vlerë prej  4.2 miliardë eurosh.

 

Kështu bëri të ditur ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, e cila këtë e vlerësoi si një hap shumë i rëndësishëm drejt procesit të integrimit të Kosovës në Bashkim Evropian.
 

 “Sot në ambientet e Komisionit Evropian në Bruksel, se bashku me Drejtoreshën e Përgjithshme për Tregun e Brendshëm të Bashkimit Evropian, Industrinë, Ndërmarrësinë dhe Ndërmarrjet e Vogla e të Mesme (DG GROW), Kerstin Jorna, kemi nënshkruar marrëveshjen për përfshirjen e Republikës së Kosovës në programin e Bashkimit Evropian Tregu i Përbashkët’”, u shpreh ajo  përmes rrjetit social Facebook.
 

Tutje, ministrja Hajdari njoftoi se programi në fjalë është njëri ndër programet më të mëdha mbështetës që posedon Bashkimi Evropian dhe, u shpreh më tej ajo, si i tillë synon fuqizimin e mbikëqyrjes së tregut të brendshëm, përmirësimin e konkurrencës në industri, në veçanti të ndërmarrjeve mikro të vogla dhe të mesme (SME), mbrojtjen e konsumatorit përfshirë sigurinë e ushqimit, përmirësimin e statistikave dhe përmirësimin e sektorit financiar.
 

“Përmes këtij programi të BE-së ‘Tregu i Përbashkët’, bizneset dhe organizatat e Kosovës mund të ndërveprojnë me bizneset dhe organizatat e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe shteteve në proces të anëtarësimit në BE”, vuri në dukje ministrja Hajdari, derisa shtoi se programi “Tregu i Përbashkët” do të mbështesë sektorët e sipërpërmendur me një buxhet prej 4.2 miliardë euro për periudhën kohore 2021-2027, e që nga tani bizneset dhe organizatat vendore mund të përfitojnë nga ky program.
 

Teksa sqaroi për mënyrën e aplikimit dhe përfitimit nga ky program, ministrja Hajdari theksoi se Kosova është njëra ndër vendet e para që bëhet pjesë e këtij programi./rtk/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing