Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Gjoba deri në 5 mijë euro për gastronomët që s’i instalojnë pajisjet për matjen e zhurmës

Vendi  |  12.05.2023 Ora 8:20   

Komuna e Prishtinës ka paralajmëruar gjoba për gastronomët që deri më 25 maj nuk aplikojnë për certifikim dhe instalim të pajisjeve për matjen e zhurmës.

Në një njoftim Komuna ka bërë të ditur se kryetari Përparim Rama ka marr vendim që afati për aplikim të shtyhet deri në këtë datë.

Komuna u ka bërë thirrje të gjitha subjekteve afariste të gastronomisë të aplikojnë brenda këtij afati shtesë.

Në të kundërtën ka paralajmëruar gjoba dhe mbyllje të përkohshme të lokaleve.

“Në rast se, subjektet e gastronomisë nuk aplikojnë deri në datat e caktuara, bazuar në rregulloren në fuqi, neni 21, pika 3.2, bizneset të cilat nuk kanë aplikuar dhe rrjedhimisht nuk janë të pajisur me matës të zhurmës do të dënohen me gjobat e përcaktuara sipas rregullores në fuqi nga 500 – 5.000€ si dhe me mbyllje të përkohshme të lokalit”, thuhet në njoftimin e Komunës.

Sipas Rregullores aktuale për orarin e punës dhe matjen e zhurmës, subjektet afariste në sektorin e gastronomisë në kryeqytet obligohen të aplikojnë për certifikimin dhe instalimin e pajisjeve për matjen e zhurmës.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing