Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

‘Do të rilind sërish’, The Weeknd do të tërheqë emrin e tij artistik

Muzikë  |  11.05.2023 Ora 8:39   

Kantautori kanadez The Weeknd është lodhur duke qenë The Weeknd.

Abel Makkonen Tesfaye ka performuar me emrin skenik The Weeknd që nga viti 2009, ka fituar katër çmime Grammy dhe ka shitur mbi 75 milionë albume muzikore.

Në një intervistë të re me W Magazine, artisti zbuloi planet e tij për të “hequr qafe” alter-egon pas një “albumi të fundit” .

“Po bëhem gati të mbyll kapitullin Weeknd”, është shprehur këngëtari.

“Unë ende do të bëj muzikë, ndoshta si Abel, ndoshta si The Weeknd. Por unë ende dua të vras ​​The Weeknd. Dhe do të bëj, pas te gjithave. Patjetër që po përpiqem ta heq këtë lëkurë dhe të rilind sërish”, tha ai.

“Albumi për të cilin jam duke punuar tani është ndoshta i fundit im si The Weeknd. Kjo është diçka që duhet të bëj. Si The Weeknd, unë kam thënë gjithçka që mund të them”, vuri në dukje ai.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing