Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Prishtina prin me tatimpagues dhe me qarkullim vjetor për vitin 2022

Vendi  |  11.05.2023 Ora 8:17   

Administrata Tatimore e Kosovës ka bërë të ditur se për vitin 2022 Prishtina prin në Kosovë si qyteti me më së shumti tatimpagues dhe me qarkullimin më të lartë vjetor, krahasuar me qytetet e tjera të vendit.

Mbi 10 mijë tatimpagues u regjistruan në Prishtinë për vitin e kaluar, derisa pati mbi 5 miliardë euro qarkullim vjetor, sipas ATK-së.

Pas Prishtinës për qarkullim të lartë vjetor (1 deri në 5 miliardë euro) u renditën Graçanica, Ferizaj dhe Prizreni, njofton Klankosova.tv.

Si vende me më së paku tatimpagues (10 deri në 500) raportohet të jenë Leposaviqi, Zveqani, Zubin Potoku, Obiliqi, Novobërda, Shtërpca, Hani i Elezit, Juniku dhe Dragashi.

Edhe të hyra më të ulëta vjetore (1 deri në 50 milionë euro) u regjistruan në të njëjtat qytete, me përjashtim të Hanit të Elezit.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing