The Weeknd nuk e dëshiron më emrin e tij artistik “The Weeknd” dhe dëshiron të kthehet në emrin e tij të vërtetë.
Këngëtari 33-vjeçar njoftoi se albumi i tij, do te jetë albumi i fundit me emrin The Weekend, dhe me pas do te vetëemërohet me emrin e tij të vertetë Abel Makkonen Tesfaye.
Ai i tha revistës: "Po vjen në një vend dhe një kohë ku po përgatitem për të mbyllur kapitullin Weeknd. Do të bëj ende muzikë, ndoshta si Abel, ndoshta si The Weeknd. Por unë ende dua ta vras Weeknd-in. Dhe do ta bëj. Përfundimisht, patjetër që po përpiqem ta heq atë lëkurë dhe të rilind.
"Albumi për të cilin jam duke punuar tani është ndoshta uragani im i fundit si The Weeknd...."