Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka qenë mysafirja kryesore në natën e parë gjysmëfinale të ‘Eurovision 2023’ që po zhvillohet në Liverpul të Mbretërisë së Bashkuar.
Ajo është ngjitur në skenën e ‘Liverpool Arena’ për të interpretuar disa hite të saja, por edhe këngën e re ‘Praising You’ duke elektrizuar atmosferën.
“Uau, çfarë nderimi dhe një moment i plotë për të qenë në skenën kryesore duke performuar disa prej këngëve të mia të preferuara dhe këngën time të re, ‘Praising You’”.
“Faleminderit ekipit, Liverpulit, Fatboy Slim dhe sigurisht juve, fansave të mi të jashtëzakonshëm. Shpresoj se ju pëlqeu aq shumë sa më pëlqeu mua të performoja.
“Ju dërgoj dashuri të gjithë atyre që shikojnë në të gjithë Evropën dhe natyrisht në Ukrainë. Qëndroni të fortë, ne të gjithë ju duam”, ka shkruar Rita në një postim në rrjetet sociale.
Gjysmëfinalja e dytë e Eurovisionit zhvillohet të enjten (11 maj), në të cilën do të interpretojë edhe Albina Kelmendi dhe familja e saj që e përfaqësojnë Shqipërinë.