Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Dëmtohet rruga Pejë-Rugovë, deputeti Dreshaj i bën apel Qeverisë: Reagoni sa nuk është bërë vonë

Vendi  |  10.05.2023 Ora 8:20   

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Kuvendin e Kosovës, Shemsedin Dreshaj ka reaguar për gjendjen e rrugës Pejë – Rugovë e cila ka pësuar dëmtime të rënda dhe paraqet rrezik për jetën e vizitorëve.

Dreshaj thotë se rruga Pejë-Rugovë është kthyer në rrezik jete për vizitorë e vendas.

“Rruga Pejë Rugovë është në gjendje të mjerueshme. Traseja me gropa te panumërta, me disa-nivele, me rrëshqitje dheu dhe shkëmbinjve. Por më e rrezikshmja është gërryerja e shtresës së rrugës nën asfalt. Kjo rrezikon funksionimin e shumë hoteleve, restoranteve, firmave por çka është më shqetësuese kjo rrugë është kthyer në rrezik permanent për jetën e vizitorëve të shumtë që e frekuentojnë këtë rrugë”, ka shkruar deputeti.

Ai thotë se kjo rrugë që kur është ndërtuar në vitet 1914-1918, deri më sot nuk ka lëvizur traseja e saj.

“Pse po ndodhë kjo sot, me arterien e vetme të Parkut Nacional të Bjeshkëve të Nemura, qe menaxhohet nga shteti?”, ka vijuar tutje opozitari.

Dreshaj ka dhënë alarmin se mund të ndodh më e keqja.

“Është çështje kohe kur do të ndodhë ndonjë katastrofë. Qeveri vepro urgjent dhe parandalo më të keqen!”, ka shkruar tutje Dreshaj.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing