Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Nis peticioni për heqjen e taksës për produkte menstruale

Vendi  |  10.05.2023 Ora 8:18   

Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion (QIKA) ka filluar peticionin për heqjen e taksës për produkte menstruale.

Në një komunikatë QIKA thotë se shteti i detyron gratë në Kosovë të paguajnë 18% taksë për këto produkte, sepse i konsideron ato si produkte jo esenciale.

“Shumë gra nuk mund të përballojnë blerjen e pecetave, tamponëve apo produkteve të tjera menstruale për shkak të kushteve ekonomike. Në pamundësi të përdorimit të mjeteve të duhura, ato detyrohen të përdorin materiale të pasigurta për shëndetin gjatë ciklit menstrual”, thuhet në komunikatë.

Sipas tyre, për gratë, qasja në peceta menstruale është esenciale dhe duhet të trajtohet si e tillë prej shtetit.

“Taksa për produkte menstruale është pengesë për gëzimin e të drejtës në shëndet për gratë dhe personat që menstruojnë, rrjedhimisht ua shkelë të drejtat e njeriut dhe është kundërkushtetuese”.

QIKA fton qytetarët e Kosovës ta nënshkruajnë peticionin për heqjen e tatimit mbi vlerën e shtuar (TVSh-së) prej 18% për pecetat menstruale dhe tamponët!

Peceta nuk është luks, është nevojë!

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing