Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Rita Ora mbërrin në Liverpool për provat e ‘Eurovision 2023’, gati të shkëlqejë në festivalin evropian

Muzikë  |  09.05.2023 Ora 8:56   

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, do të performojë të martën si e ftuar speciale në gjysmëfinalen e parë të ‘Eurovision 2023’.

Ndonëse Kosova nuk ende e lejuar të marrë pjesë në këtë festival evropian, artistja e lindur në Kosovë ka arritur që me famën e saj ndërkombëtare të bëhet një emër i shumë dëshiruar për të qenë mysafire speciale në këtë shfaqje.

Rita e cila do të performojë një potpuri këngësh të saj në gjysmëfinalen e Eurovisionit, ka arritur tashmë në Liverpool për provat.


Rita Ora në provat e Eurovision (Foto: Rita Ora/Instagram)

Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi nga provat, ku duket mjaft në formë të mirë teksa bëhet gati të performojë

“ORAVISION mirë dhe me të vërtetë ka filluar! Provat janë duke u zhvilluar! Liverpool, të dua absolutisht”, ka shkruar këngëtarja shqiptare në mbishkrimin e fotografive në Instagram.


Rita Ora në provat e Eurovision (Foto: Rita Ora/Instagram)

Shqipëria përndryshe këtë vit përfaqësohet nga Albina dhe Familja Kelmendi me këngën “Duje”.


Rita Ora në Eurovision (Foto: Rita Ora/Instagram)
Ata do të performojnë të enjten në natën e dytë gjysmëfinale të ‘Eurovision 2023’.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing