Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, e pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Kroacisë, Gordan Grlic Radman. Pas takimit do të ketë konferencë për medie. (Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, 08:30)
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj bën homazhe tek varret e heronjve Ilir Konushevci dhe Dr. Hazir Malaj në 25-vjetorin e rënies së tyre. (Varrezat e Dëshmorëve të Kombit, Velani, ora 10:00)
Partia Socialdemokrate (PSD) mban një aksion aksion simbolik afër ambasadës së Gjermanisë. (Rr. Azem Jashanica, Lagja Arbëria, ora 11:00)
Qendra Mediale në Çagllavicë organizon debatin me temën “Deklarata e përbashkët e Beogradit dhe Prishtinës për të pagjeturit – mundësitë dhe pritjet”? (Qendra Mediale, Çagllavicë, ora 11:00)
Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, do të shënojë Ditën e Evropës 2023 me disa aktivitete. Në orën 11:30, së bashku me Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, Szunyog do të zbulojë Muralin e Energjisë së Mirë pikturuar në murin anësor të ndërtesës së BE-së në Kosovë në Prishtinë, përballë ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, rruga Kosova 1, si dhe do të japë një deklaratë për media. Në orën 12:00, do të marrë pjesë në Masterklasën “Aftësitë e artit në rrugë” në Shtëpinë e Evropës në Prishtinë dhe në orën 18:00 do ta hapë ekspozitën “Vala tjetër”. Ndërsa në ora 20:00, ai do ta hapë Koncertin e Chopin Piano Fest të Ditës së Evropës në Amfiteatrin e Ri të Bibliotekës Universitare në Prishtinë.
Shoqata e Intelektualëve “Jakova” organizon tryezë me temën “Situata aktuale politike në homotetinë e Kuvendit të Kosovës”. Merr pjesë Jahja Kokaj deputetet i VV-së. (Hotel “Çarshia e Jupave”, Gjakovë, ora 14:00)
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Republikës së Kroacisë, Gordan Grlić Radman. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 16:15)
KOK organizon aktivitetin “Atletika për fëmijë”. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 17:00)