Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
3.2 milionë euro është gjoba e ZRRE-së ndaj Korporatës Energjetike të Kosovës dhe 439 mijë euro gjoba ndaj operatorit të Sistemit të Transmetimit dhe Tregut.
Ky vendim është marrë gjatë së premtes nga Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji pas shqyrtimit përfundimtar të raporteve të monitorimit.
Nga Korporata Energjetike e Kosovës në një përgjigje me shkrim për RTK-në kanë thënë se nuk kanë pranuar zyrtarisht ndonjë vendim nga ZRRE në lidhje me këtë çështje dhe si rrjedhojë nuk janë në dijeni për përmbajtjen e tij.
Edhe Operatori i Sistemit të Transmetimit dhe Tregut - KOSTT – në përgjigje me shkrim kanë thënë se nuk mund t'i përgjigjen kërkesës rreth komunikatës nga seanca e fundit e Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji, deri në pranimin e ndonjë vendimi zyrtar.