Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Shkolla “7 Shtatori” në pritje të objektit të ri

Vendi  |  08.05.2023 Ora 11:28   

Ka kohë që kanë mbetur pa objekt shkolle dhe mësimet i bëjnë në njërin prej objekteve ku dikur ishte gjimnazi “Eqrem Çabej”. 200 nxënësit e shkollës “7 Shtatori” shfrytëzojnë njërin objekt që ka vetëm 5 klasa derisa tjetri është kthyer në kopsht për lagjen “Sofalia”.
 

Sekretari i shkollës, Musli Bulahi, ka thënë se hapësira që shfrytëzojnë është e pamjaftueshme për t’i zhvilluar orët mësimore.
 

“Shkolla jonë numëron rreth 200 nxënës dhe hapësira këtu është shumë e vogël. Objekti nuk ka po thuajse fare oborr e për këtë shkak ndonjëherë na lejon Universiteti amerikan ta zhvillojmë orën e edukatës fizike në hapësirën e tyre”, ka deklaruar Bulahi. “Ky objekt është në pronësi të Universitetit amerikan që nga viti 2005. Mirëpo me një marrëveshje me ish-gjimnazin “Eqrem Çabej”, që e kanë kohën kur ata të bëjnë një zgjidhje me objektin dhe t’ua lirojnë. Neve këtu na kanë vendosur pasi kanë shkuar ata dhe pastaj këta kanë kërkuar që objekti i tyre të lirohet. Kështu që besojmë që edhe vitin tjetër do të na lënë ta zhvillojmë mësimin në këtë objekt, edhe pse nuk është yni”.

 

Si drejtim që ka kryesisht hotelerinë dhe turizmin për nxënësit ofrohet mundësia e praktikës dhe punësimit.

 

“Unë për momentin studioj pastiqeri dhe po e zhvillojmë praktikën në hotelet e Prishtinës, unë po mësoj në ‘Swiss Diamond’. Tani edhe po na mësojnë ata aty, ka edhe asistent që na i shpjegojnë gjërat dhe po paguhemi po ashtu”, ka thënë nxënësja Rinesa Pacolli.

“Jam nxënëse e kësaj shkollë, po më pëlqen që tani po e bëjmë edhe mësimin dual që më herët nuk ka qenë. Më pëlqen shkolla sepse njerëzit janë shumë të mirë. Unë mendoj që edhe këtu ka hapësirë ne e zhvillojmë edhe pjesën praktike”, ka shtuar Dafina Spahiu.
 

Pranë shkollave të tjera profesionale në lagjen “Kalabria” do të shkojnë edhe nxënësit e kësaj shkolle, ku pritet të ndërtohet objekti i ri.
 

Ndërtimi i shkollës kap vlerën prej 1.8 milionë eurosh dhe po bëhet nga Komuna e Prishtinës së bashku me Qeverinë e Luksemburgut./koha.net/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing