Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Ndërtimi i shkollës në Veternik, i “çliron” ato të qendrës

Vendi  |  08.05.2023 Ora 11:25   

Klasa numëron rreth 35 nxënës, e shumica prej tyre udhëtojnë çdo ditë nga lagjja “Qëndresa”, në shkollën “Xhemajl Mustafa”, në qendër.

Shpresa Shala, drejtoresha e shkollës, ka thënë se për shkak të numrit të madh të nxënësve që vijnë nga kjo lagje, nxënësit e lagjes “Dardania” kanë mungesë të hapësirës.

“Është një lajm i mirë ndërtimi i shkollës në Veternik, sepse kjo do ta ulë numrin e nxënësve, i cili është i stërngarkuar. Në fakt të gjitha klasat që i kemi pasur për kabinete të shndërrohen në klasa të mësimit për shkak të mungesës së hapësirës dhe që na është dashur t’iu lirojmë hapësirën këtyre nxënësve”, ka thënë Shala. “Besoj që ndërtimi i asaj shkolle do të na e lehtësojë edhe neve punën, por edhe prindërve të cilët detyrohen të paguajnë transport për fëmijët e tyre çdo ditë këtu”.

 

Janë diku 100 nxënës të zonës së re të qytetit që udhëtojnë çdo ditë nga Veterniku për në këtë shkollë, që t’i vijojnë mësimet.

 

“Në bazë të statistikave që i kemi diku rreth 100 nxënës vijojnë mësimet në shkollën tonë dhe që janë të asaj lagjeje. Mirëpo nuk janë vetëm në shkollën tonë mirëpo edhe në shkolla të tjera të qendrës ka stërngarkesë të nxënëseve të asaj pjese”, ka bërë të ditur Shala.

E këtë të enjte u hodh gur themeli i shkollës së re që do të ndërtohet në lagjen ‘Qëndresa’. Mirëpo edhe për një vit nxënësit e lagjes do të duhet të udhëtojnë për në qendër, deri në përfundimin e punimeve të shkollës së re.
 

“Kjo është një ndër tri shkollat me partneritet publiko-privat. Ky është një projekt madhor me rëndësi shumë të madhe për lagje. Për arsye se kjo shkollë është më shumë se 6 mijë e 500 metra katrorë për 1080 nxënës. Kjo do të krijojë mundësi që banorët e kësaj lagjeje , t’i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë aty ku jetojnë që të njëjtit të mos kenë nevojë të udhëtojnë që t’i dërgojnë me makinë fëmijët në shkollat qendrore të kryeqytetit”, ka thënë kryetari i Komunës, Përparim Rama gjatë vënies së gurthemelit.
 

Sipas Ramës, ndërtimi i kësaj shkollë do ta lehtësojë komunikacionin në kryeqytet, mirëpo do t’i lirojë edhe hapësirat e shkollave në qendër.
 

“Me planin dinamik përfundimi i kësaj shkolle planifikohet të bëhet deri në shtator të vitit 2024. Po i falënderohem Bankës Botërore që e ka mundësuar këtë projekt”, ka thënë ai.
 

E vështirësitë për bartjen e fëmijëve nëpër shkollat qendrore të Prishtinës nga Veterniku i kanë rrëfyer edhe prindërit.
 

“Unë personalisht i dërgoj fëmijët tani në shkollën ‘Meto Bajraktari’ dhe qe 17 vjet që jetoj këtu më duhet t’i dërgoi vetë në shkollë dhe kam vuajtur shumë”, ka thënë Adnan Ruhani.
 

Drejtoresha e Arsimit, Besianë Musmurati, ka thënë se ndërtimi i kësaj shkolle do t’ua lehtësojë jetën prindërve dhe fëmijëve që jetojnë në Veternik.
 

“Shumë do t’ua lehtësojë jetën ndërtimi i kësaj shkolle banorëve të Veternikut. Pasi qe një kohë të gjatë kanë vuajtur, për shkak të transportit të përditshëm. Dhe nëse një familje i ka më shumë se dy fëmijë në orare të ndryshme është dashur t’i dërgojnë nëpër shkollat e kryeqytetit. Ka qenë një tmerr logjistik për prindërit e Veternikut”, është shprehur ajo.
 

Kjo shkollë do të ndërtohet në bashkëpunim me Bankën Botërore dhe Komunën e Prishtinës. Kurse kostoja e saj dhe tri shkollave të tjera të cilat janë në projekt do të jetë mbi 15 milionë euro./koha.net/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing