Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Parashikimi i motit për këtë javë

Vendi  |  08.05.2023 Ora 10:38   

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin gjatë pesë ditëve të ardhshme në Kosovë, duke thënë se do të jetë i ndryshueshëm.
 

Sipas institutit, dita e hënë do të jetë dita më e nxehtë e javës, ku do të ketë diell por edhe vranësira të cilat parashihen të sjellin shi e vende-vende edhe shkarkime rrufesh.
 

“Të marten do të ketë mot me vranësira dhe intervale me diell. Vranësirat vende –vende parashihen të sjellin riga të izoluara të shiut. Temperaturat e mesditës do të shënojnë ulje për 4-6 gradë, krahasuar me të ditës së hënë. Të mërkurën mot kryesisht i ngjashëm, pothuaj me gjithë parametrat e ditës së martë. Të enjten- Mot jostabil, i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat gjatë ditës do të shoqërohen me shi dhe shkarkime rrufesh. Në fushat termike nuk do të ketë luhatje të mëdha. Të premten- Mot kryesisht i vranët por edhe rrezet e diellit nuk do të mungojnë. Parashihet që gjatë ditës të ketë zhvillim të vranësirave të cilat do të shoqërohen me shi dhe shkarkime rrufesh”, thuhet në njoftim./koha.net/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing