Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Hiti i Michael Jacksonit, “They Don’t Care About Us”, e ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm. Videoprojekti i njohur i bashkohet listës së këngëve me mbi 1 miliardë klikime në YouTube.
Kënga e cila vjen në formë proteste, u publikua fillimisht në vitin 1996 si një singël nga albumi i nëntë i incizuar në studio i mbretit të muzikës pop. I xhiruar në Brazil, videoklipi shoqërues ishte një nga dy klipet e realizuara nga regjisori, Spike Lee, për këtë këngë dhe e sjell Jacksonin duke marshuar nëpër rrugë me një grup të madh njerëzish.
Realizimi i videoprojektit u shoqërua me shumë polemika, pasi qeveria braziliane u përpoq ta ndalonte këngëtarin amerikan që të xhironte në Rio de Zhaneiro dhe në Qendrën Historike të qytetit të Salvadorit, e njohur si Pelourinho.
Pas publikimit të hiteve të suksesshme në toplistat muzikore si, “Scream” në bashkëpunim me Janet Jacksonin, “Childhood” dhe “You Are Not Alone”, kënga “They Don’t Care About Us” me t’u lansuar arriti të futen në vendin e 30-të të toplistës së 100 këngëve më të mira “Billboard”, por ngjalli interes te publiku mbarëbotërorë një dekadë më vonë. Kur u përdor gjatë protestave të lëvizjes “Black Lives Matter” në vitet 2014, 2015 dhe 2020.
Për çudi, ky është vetëm videoprojekti i dytë i këngëtarit legjendarë që i arrin mbi 1 miliardë klikime në YouTube, pas hitit ikonik “Billie Jean” nga albumi i vitit 1982 “Thriller”.