Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Arrin një miliard dëgjime në Mbretërinë e Bashkuar, Rita Ora shpërblehet me trofe nga ‘Brits’

Muzikë  |  05.05.2023 Ora 8:39   

Artistja me origjinë shqiptare, Rita Ora, është një nga këngëtaret më të suksesshme në Mbretërinë e Bashkuar.

Që me debutimin e saj në vitin 2012 me hitin “Hot Right Now”, Rita nuk ka pasur të ndalur me suksese të vazhdueshme në muzikë.

Ajo ka të edituara në treg dy albume shumë të suksesshme: “ORA” në vitin 2012 dhe “Phoenix” në vitin 2018 dhe po bëhet gati për albumin e tretë “YOU & I”, të cilin do ta nxjerrë në shitje më 14 korrik të këtij viti.


Koopertina e albumit “YOU & I” nga Rita Ora (Foto: Rita Ora/Instagram)

Nga e gjithë krijimtaria e saj muzikore, Ora ka tejkaluar tashmë shifrën e një miliard dëgjimeve vetëm në Mbretërinë e Bashkuar.

Mu për këtë, ajo është shpërblyer së fundmi me një pllakate nderi nga numëratori i muzikës, Brits në Britani të Madhe, njëherësh kompania që realizon eventin e ndarjes së çmimeve, Brit Awards.


Rita Ora pranon trofeun ‘Brits’ për arritjen e një miliard dëgjimeve në Mbretërinë e Bashkuar (Foto: Rita Ora/Instagram)

E lumtur, interpretuesja e hitit “I Will Never Let You Down” publikoi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram një fotografi dhe një video me trofeun në duar, ku falënderonte të gjithë fansat e saj britanikë për këtë sukses.

“Përshëndetje të gjithëve, jam shumë e entuziazmuar që sapo kam pranuar trofeun tim Brits, duke festuar një dëgjime. Është një çmenduri, faleminderit te gjithësecili që ka qenë duke dëgjuar muzikën time ndër vite. Kjo është për albumin tim të radhës në korrik, dhe le të shpresojmë për një miliard dëgjime të tjera. Kjo është e mrekullueshme”, tha Rita përgjatë videos.

Rita përndryshe gjatë gjithë karrierës së saj ka qenë e nominuar plot gjashtë herë për të fituar çmimin “Brit Awards”, por fatkeqësisht asnjëherë nuk ka fituar ndonjërin prej tyre.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing