Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Donatella Versace është e njohur për bashkëpunimin me disenjatorë të ri dhe goxha të suksesshëm, si Christopher Kane dhe Kim Jones, por kësaj radhe ajo po i bashkon forcat me një megayll të muzikës pop. Fjala është për këngëtaren me prejardhje nga Kosova, Dua Lipa, me të cilën po e krijon një koleksion të modës.
Disenjatorja e makës së famshme “Versace” dhe kantautorja e shpërblyer me “Grammy”, e kanë dizajnuar një koleksion të veshjeve për gra, i cili për herë të parë do të zbulohet në Kanë. Kolaksioni mban emrin “La Vacanza” dhe vjen në kohën e duhur për pushimet verore.
Modelet e veshjeve do të prezantohen përmes një sfilate mode më 23 maj në rivierën franeze. Edhe pse nuk është pjesë e kalendarit të ngjarjeve të Festivalit të filmit në Kanë, i cili mbahet nga 16 deri më 27 maj, sfilata do të mbahet në të njëjtën periudhë kohore dhe në të njëjtin qytet bregdetar
“Gjithmonë jam inspiruar nga procesi i dazjnimit të koleksioneve në bashkëpunim me persona tjerë. Puna me Duan në këtë koleksion ishte shumë interesante dhe mua më pëlqen dinamika që e kemi me njëra-tjetrën”, deklaroi Donatella, shefe kreative e markës luksoze italiane.
“Dua është e fuqishme dhe guximshme, si dhe vizioni i saj kreativ është i jashtëzakonshëm. Vera është një periudhë magjike e vitit. Dhe ne me koleksionin e ri do të mundohemi ta kapim ndjenjën dhe ngjyrat e kësaj stine. E gjithçka do të finalizohet me një sfilatë vërtetë speciale dhe intime në Kanë”, përfundoi disenjatorja.
Menjëherë pas sfilatës, koleksioni “La Vacanza” do të jetë në dispozicionin e publikut në të gjitha dyqanet e brendit “Versace” dhe në dyqanet online.
“Jame absolutisht e emocionuar që kisha rastin ta dizajnoj koleksionin për gra ‘La Vacanza’ për markën Versace. Mbi të gjitha, jam e lumtur që arrita ta bëjë këtë me të mrekullueshmen Donatella Versace. Ne të dyja e kemi krijuar një lidhje të fuqishme ndër vite, dhe jam shumë mirënjohëse për gjithë mbështetjen që ajo dhe i gjithë ekipi i shtëpisë së modës ‘Versace’ ma ka dhënë nga fillimet e karrierës sime. Dhe tani që më ka nderuar me këtë bashkëpunim në krijimin e një koleksioni të tërë, duke më lejuar t’i sjell në jetë të gjitha fantazitë e mia të frymëzuara nga stina e verës, është vërtetë një ëndërr e shndërruar në realitet për mua. Jam shumë krenare për këtë koleksion dhe mezi pres ta zbulojmë atë në Kanë”, deklaroi Lipa.
Bashkëpunimi mes Donatellas dhe Duas është i kamotshëm.
Në mars të vitit të kaluar, këngëtarja e famshme e ndoqi sfilatën e brendit “Versace” që u mbajt në qendrën “Pacific Design Center” në Hollywood. Në shtator të vitit 2021, Lipa e hapi dhe mbylli sfilatën e shtëpisë së njohur të modës në kuadër të Javës së Modës në Milano, ku edhe sfiloi me dy veshje të ndryshme. Ylli i hitit “Physical” shërbeu edhe si modele në fushatën reklamuese të vitit 2021 për brendit italian.
Donatella për herë të parë e takoi Duan në vitin 2017 në Londër, dhe nga atëherë ylli i muzikës pop i ka veshur dizajnet e brendit “Versace” në disa ngjarje publike, si ceremonia “Grammy” dhe ngjara “Met Gala”.
Në një intervistë të kaluar, Donatella Versace deklaroi se ajo ishte tërhequr nga qëndrimi i Lipës ndaj jetës.
“Ajo nuk e ka pasur të lehtë, ka luftuar shumë për atë që ka besuar dhe për të gjitha sukseset që i ka arritur deri më sot”.
Femrat e forta kanë qenë gjithmonë një frymëzim për Versacen dhe asaj i pëlqen të dizajnojë për to.