Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se në kryeqytet po formohet Drejtoria e Policisë.
Këtë Rama e bëri të ditur pas takimit të zhvilluar të enjten me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha.
“Më në fund, qytetarët e kryeqytetit do të kenë Drejtorinë e Policisë së Kryeqytetit. Sot takova Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, dhe bashkëpunëtorët e tij. Takimi, përveç se ishte njoftues me Drejtorin e ri, kishte edhe një qëllim jashtëzakonisht të rëndësishëm për Kryeqytetin dhe qytetarët tanë, pra formimin e kësaj Drejtorie. Kjo strukturë do të jetë në shërbim të qytetarëve, dhe do të ndihmojë në adresimin e çështjeve të sigurisë në kryeqytet”, ka shkruar Rama në Facebook.
Ai më tej tha se kjo drejtori po formohet pasi rendi dhe siguria e qytetarëve është prioritet.