Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Aksionet për kontrolle të keqpërdorimeve të ekipeve të kontrollit në KEDS po vazhdojnë të implementohen në tërë Kosovën në baza ditore.
Në vazhdën e këtyre kontrolleve, ekipet e KEDS-it kanë realizuar përgjatë javës 2742 kontrolle te konsumatorët për të cilët dyshohej se po e keqpërdornin energjinë elektrike. Prej tyre afër 200 u vërtetua se po e anashkalonin matjen e saktë të energjisë elektrike.
"Keqpërdorimi i energjisë elektrike është i papranueshëm dhe i dënueshëm. Rastet e tilla, ekipet e KEDS-it do t’i parashtrojnë për procedura të mëtutjeshme gjyqësore", njofton KEDS./rtk/