Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Punëtorët e KEK-ut në grevë nga 22 maji nëse s’u plotësohet kërkesa

Vendi  |  04.05.2023 Ora 8:20   

Punëtorët e KEK-ut që nga 22 maji do të futen në grevë

Sindikatat e ndërmarrjes kanë thënë se greva do të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesës për rritje të pagave.

Sipas Sindikatës së Re, kërkesa nuk është shqyrtuar nga Bordi i KEK-ut edhe pse kanë pritur deri në afatin që ishte përcaktuar.

“Ne si sindikata të KEK-ut e patëm mirëpritur komunikatën për media të bordit të dhënë më datë 03.04.2023 se deri ne fund të prillit 2023 do të shqyrtohet kërkesa jonë për rritje të pagave. Përkundër mirëkuptimit tonë për të pritur deri me këtë datë, nuk kishte asnjë lëvizje nga menaxhmenti dhe bordi në atë drejtim edhe pas muajit prill”.

Sindikatat kanë thënë se do të presin deri më 19 maj që të ketë vendim për rritje të pagave.

“Përkundër presionit të madh të punëtoreve për kërkesën e tyre shumë të arsyeshme dhe legjitime për rritje të pagave, pas takimit të fundit me z.Perparim Kabashi u.d i KE dhe stafit të tij duke na kërkuar përsëri kohe, ne presim që deri me datë 19.05.2023 të kemi vendim për rritje të kënaqshme të pagave”.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing