Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Banorët kundërshtojnë projektin e “Prishtina Parkingut” në Breg të Diellit

Vendi  |  04.05.2023 Ora 8:18   

Banorët kundërshtojnë projektin e “Prishtina parking” në “Breg të Diellit”

Dhjetëra banorë të lagjes “Bregu i Diellit” kanë protestuar të mërkurën, duke kundërshtuar zhvillimin e punimeve nga ndërmarrja “Prishtina Parking” në rrugën “Elez Geci” në kryeqytet. Banorët pretendojnë se punimet po bëhen kundërligjshëm, e përfaqësues të ndërmarrjes thonë se banorët janë shërbyer me informata të rrejshme

Me kundërshtime të shumta e me forca policore është përcjellë protesta e së mërkurës në lagjen “Bregu i Diellit”, ku banorë të saj kundërshtuan zhvillimin e punimeve nga ndërmarrja “Prishtina Parking” në rrugën “Elez Geci”.

Përfaqësuesi i banorëve, Zeqir Simnica, pretendon se punimet për parkingun po zhvillohen jashtëligjshëm.

“Jemi duke protestuar në mënyrë paqësore ndaj ‘Prishtina Parkingut’, e cila joligjërisht, pa asnjë dokument ligjor, pa leje të punës, pa dëgjim publik, pa miratim nga Kuvendi Komunal dhe pa pëlqim të banorëve dëshiron ta ndërtojë parkingun me dhunë”, ka thënë Simnica.

Sapo filluan punimet, banorët kundërshtuan duke mos i lënë punëtorët të vazhdojnë. Këtu ndërhyri Policia, por edhe me të pati përplasje.

“Kompetent për këtë çështje është Inspektorati i Komunës dhe sipas Inspektoratit të Komunës dokumentacioni është në rregull dhe ‘Prishtina Parkingu’ mundet me vazhdu punimet”, ka thënë një zyrtare policore.

“Pse ju po merrni obligim një send që duhet me na tregu zyrtari i Komunës, ju si police a e keni obligim atë, jo s’e keni”, ka thënë banori Besnik Begolli.

Më pas përfaqësues të “Prishtina Parking” kërkuan lirimin e hapësirës nga veturat, por këmbëngulja e banorëve vazhdoi. Kjo çoi në një përballje të tyre me drejtorin e operimeve të ndërmarrjes, Artan Mullarama.

“Unë thjeshtë veç detyrën tem jam tu e kry, në mënyrën më të mirë e të ndershme (banorët: në mënyrë joligjore). Ankesat, kërkesat çka do që vjen është e mirëseardhur si për ju, si për neve”, ka thënë Mullarama.

Sokol Havolli, kryeshef i ndërmarrjes “Prishtina Parking”, tha se banorët janë shërbyer me informata të rrejshme se do të largohen lodrat e fëmijëve, gjelbërimi e trotuaret.

“Çka mund te konfirmoj me siguri te plote është se, një pjese e banoreve janë shërbyer me informata te rrejshme nga individ te ndryshëm si: Do te largohen lodrat e fëmijëve; Do te largohet gjelbërimi; Do te hiqet trotuari”, ka thënë Havolli.

Në përkrahje të banorëve kanë dalë asamblistë opozitarë në Prishtinë.

“Kryetari ka premtu që nuk do të bëhet shtrirja e Prishtina Parkingut pa pëlqimin e banorëve që në fakt në praktikë po ndodhë e kundërta”, ka thënë asamblisti i VV-së, Gëzim Sveçla.

Protesta vazhdoi tutje deri në largimin e disa pajisjeve të punës, ndërkohë banorëve iu konfirmua një takim në Komunën e Prishtinës mëngjesin e së enjtes.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing