Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Petrit Çeku fitues i çmimit “Porin” në Zagreb

Muzikë  |  03.05.2023 Ora 8:26   

Është mbajtur edicioni i 30-të i ndarjes së çmimeve “Porin” në Zagreb të Kroacisë i cili bëri bashkë emrat më të rëndësishëm të muzikës kroate në një vend.

Në mesin e fituesve është edhe kitaristi i njohur shqiptar Petrit Çeku, i cili mori çmimin “Porin” për performancën më të mirë të muzikës klasike për kompozimin “Goran Listeš: Omaggio a Marko Ruždjak Op.17” nga albumi “Ommagio a Goran – Muzikë për kitarë nga Goran Listeš”.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë artisti i cili është shprehur se ky është një nder i madh për të.

“Javën e kaluar mora çmimin Porin në kategorinë Interpretimi më i mirë klasik për interpretimin tim të Ommagio a Marko Ruždjak, Op. 17 nga Goran Listeš, nga albumi ‘Ommagio a Goran’, botuar nga Croatia Records. Ky është një nder i madh dhe këtë çmim ia dedikoj Goran Listes!”, shkruan Çeku

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing