Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Protesta e sektorit privat dje nisi me një minutë heshtje për punëtorët e vdekur në vendin e punës

Vendi  |  02.05.2023 Ora 8:21   

Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës ka filluar protestën të hënën me një minutë heshtje për punëtorët që kanë vdekur në vendin e punës gjatë këtij viti.

Me rastin e 1 Majit, Ditës së Punëtorëve, protestuesit ishin mbledhur nga ora 11:00 në sheshin “Zahir Pajaziti” dhe kanë vazhduar deri te Teatri Kombëtar.

Protestuesit kanë bërë thirrje për qeverinë dhe kompanitë që të punojnë, pasi sipas tyre gjendja e Punëtorëve të Sektorit Privat të Kosovës është e rëndë.

“Qeveri – kompani, është bërë vonë, kthjelluni ose lamtumirë”, është panoja me të cilën kanë ndarë shqetësimin protestuesit. Disa thirrje të tjera janë edhe "Qeveri nënshkruani marrëveshjen kolektive" dhe "Rritni pagat, s'punojmë më për 200 euro".

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing