Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me rasstin e 1 Majit, ku shënohet Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, ka vënë në pah angazhimin e qeverisë të cilën e drejton ai për masat që, siç u shpreh ai, prekin direkt jetën e punëtorëve.
Ai përmes rrjetit social Facebook, ka shkruar se si qeverisje e re kemi ndërmarrë një sërë hapash, vendimesh e iniciativash ligjore që prekin direkt jetën e punëtorëve, duke shtuar, më tej, se është hartuar dhe dërguar në Kuvend Projektligjin për Pagën Minimale, ligj që pritet që Kuvendi ta miratojë sa më parë.
“Gjatë këtyre dy viteve qeverisje kemi ndërmarrë masa që nxisin punësimin me theks të veçantë punësimin e grave dhe të rinjve. Me masën 1.3, rreth 5 mijë gra më shumë janë punësuar, ndërkaq përmes platformës ‘Superpuna’ kemi mbështetur punësimin e të rinjve, me ç’rast nga muaji shkurt janë realizuar 4501 marrëdhënie pune përmes kësaj platforme”, ka shkruar kryeministri Kurti.
Ai, më tutje vuri në dukje se janë rritur pagat në sektorin publik,ku përmes pakove të ndërmarra nga Qeveria kemi mbështetur rritjen e pagave për 17 mijë punëtorë të sektorit privat, e krahas kësaj, Kurti ka potencuar edhe të drejtat e punëtorëve, ku në këtë drejtim, ka shkruar ai, në vitin e kaluar janë bërë 6316 inspektime nëpër biznese që synim kanë pasur monitorimin e respektimit të Ligjit të Punës dhe ligjeve të tjera në fuqi, teksa, vetëm në tremujorin e parë të këtij viti janë shqiptuar 153 gjoba për mosrespektim të këtyre ligjeve.
Kryeministri Kurti, duke skanuar gjendjen në të cilën gjenden punëtorët tani, u shpreh optimist se do të vazhdohet të jenë të pakompromis në rregullimin e kushteve të punës dhe respektimin e të drejtave të tij të garantuar me Kushtetutë./rtk/