Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Punëtorët e sektorit privat kërkojnë trajtim të barabartë, kërcënojnë me ikje nga vendi

Vendi  |  01.05.2023 Ora 21:32   

Në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, në Prishtinë, Federata Sindikale e Punëtorëve Teknik dhe ajo e Sektorit Privat të Kosovës, kanë organizuar protestë. Përfaqësues të sindikatave paralajmëruan largim të mëtutjeshëm të punëtorëve nga Kosova nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen. E kërkesat ishin disa.

 

Me moton “Është bërë vonë, kthjelluni ose lamtumirë” drejtuar kompanive private e Qeverisë, dhjetëra qytetarë të hënën përmes protestës kërkuan trajtim të barabartë dhe rritje të pagave.
 

Disa nga kërkesat e tyre ishin që paga minimale të jetë 450 euro, të zbatohen ligjet në fuqi, të ketë trajtim të barabartë mes sektorit privat e atij publik si dhe të rritet numri i inspektorëve të punës.
 

Kryesindikalisti Jusuf Azemi ka paralajmëruar ikje të mëtutjeshme të punëtorëve, në rast të mospërmbushjes së këtyre kërkesave. Sipas tij, tashmë mbi 100 mijë punëtorë kanë ikur nga vendi.

 

“Fatkeqësisht, Kosova është e para në rajon me vdekjen e punëtorëve të sektorit privat të Kosovës dhe ne si punëtorë, si sindikatë shpeshherë kemi telashe edhe ta kryejmë ceremoninë e varrimit për këta punëtorë, përderisa shteti me dekada kemi kërkuar që të kemi një fond, po nuk e bëri dhe nuk po e bënë”, ka deklaruar Azemi.

 

E sindikalistja Hafije Statovci, theksoi se me urgjencë duhet të miratohet Ligji për Pagën Minimale.

“Ky projektligj ka ngecur që nga qershori i vitit 2022, që nënkupton se ka tejkaluar afatin procedural ku do të duhej të hidhej në votimin e dytë”, është shprehur Statovci.
 

Ndërkohë që përfaqësuesi i sigurimeve në Universitetin e Prishtinës, Bedri Elshani, ka thënë se po protestojnë për të drejtat e tyre.
 

“Jemi dalë me protestu sot për të drejtat tona, paga më të mira, përndryshe do ta lëshojmë krejt Kosovën edhe lë të vijnë prej Bangladeshit le të punojnë ata”
 

Punëtorët teknikë të shkollave kritikuan Qeverinë e Komunën e Prishtinës për mospagesën e tyre qe një muaj, teksa treguan se kanë punuar më shumë se 8 orë në ditë.
 

“Deri në 2 të natës kemi punu, u kërku puna me u kry deri në 2 të natës kemi punu. Le t’i thërrasin drejtorët përpara që deri në 2 të natës, kanë thënë duhet me qenë shkolla gati për punë asnjë cent nuk na kanë japë shtesë”, ka thënë protestuesi Fazli Sanolli.
 

Ndërsa protestuesi Nazif Hiseni, ka thënë se që një muaj janë pa paga.
 

“Jemi qe një muaj ditë pa rroga, e bëjmë ankesën në komunë, komuna ja gjun kompanisë, kompania komunës, kështu që nuk po dihet fati jonë edhe një muaj a dy muaj a sa jena pa rroga”, ka deklaruar ai.
 

Ndërkohë, 1 maji është përzgjedhur si datë simbolike edhe për themelimin e dy shoqatave sindikale, të Gastronomisë dhe të Hotelerisë. Nismëtarët e vlerësuan themelimin e tyre të rëndësishëm për të drejtat e punëtorëve. Në fakt, tash e sa kohë ekzistojnë shoqatat e gastronomëve dhe të hotelierëve, por ato përfaqësojnë interesat e bizneseve. E këto që u themeluan sot qëllim kanë përmirësimin e të drejtave të punëtorëve./koha.net/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing