Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Me një ceremoni solemne, ngrohtorja “Termokos” e ka përfunduar sezonin e ngrohjes për këtë periudhë. Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, vizitoi ndërmarrjen “Termokosi”, me rastin e përmbylljes së sezonit ngrohës 2022/2023.
“Po e përfundojmë këtë vit më vonë dhe më të gjatë në historinë e ndërmarrjes dhe përgjatë kësaj kohe nuk ka pasur probleme. Po e përballim sezonin mjafte suksesshëm. Në Qendrën Klinike Universitare e Kosovës QKUK do të vazhdojmë me furnizim pasi pacientet kanë nevojë për ngrohje” tha Rama.
Kryeshefi i “Termokosit”, Fisnik Osmani paralajmëroi se shumë shpejt pritet që të startojnë edhe ma faturim të përllogaritur sipas asaj matësve të ngrohjes se sa shpenzojnë qytetarët, e jo siç ka qenë me metër katror.
"Gjate kësaj kohe nuk kemi pasur asnjë ditë ndërprerje me furnizim me ngrohje. Se shpejti do te bëhemi gati për vitin e ardhshëm i cili do të jete edhe me i suksesshëm. Po ashtu gjatë kësaj kohe kemi bërë edhe vendosje të matësve të ngrohjes ku pritet që të startojmë edhe ma faturim të përllogaritur sipas asaj se sa shpenzojnë qytetarët e jo siç ka qenë me metër katror", tha Osmani.
“Termokos” më herët kishte marrë vendim, që furnizimi me ngrohje për rreth 20 mijë konsumatorë të vazhdojë edhe pas 15 prillit.