Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Pacientët ankohen për pritje të gjata në radhë në Kliniken e ORL-së

Vendi  |  28.04.2023 Ora 10:54   

Pacientët të cilët prisnin në radhë të gjata në Kliniken e ORL-së të QKUK-së janë shprehur të pakënaqur me shërbimin që marrin në këtë klinikë. Derisa drejtori i ORL, Arsim Behramaj, nuk ka dashur të prononcohet për Radio Kosovën, nga Inspektorati Shëndetësor kanë thënë se ankesat janë kryesisht për mos respektim të orarit nga stafi shëndetësor.  

 

Në radhë të gjata të pritjes dhe mes zërash të fëmijëve që qanin dhe prisnin me orë të tëra për të kryer vizitën në Klinikën e  Otorinolaringologjisë ( ORL) në  Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pacientët janë shprehur të pakënaqur me sjelljen e stafit në këtë klinikë.  
 

Njëra nga pacientët, e cila kishte ardhur nga Vitia, tha se kanë pritur me orë të tëra, së bashku me fëmijën e saj, ani pse kishte pasur terminin e caktuar.
 

“Kemi ardhur këtu, kemi pritur një kohë. Fëmija qante shumë dhe na thanë ta shtimë te mjeku, ndërsa mjeku tha jo, le të presë në rend. Këtu ishin diku afër 50 pacientë që prisnin. Është e pamundur me prit. Nuk e di ku është qëllimi këtu/?! A po kanë qëllim që duke na maltretuar dhe tmerruar kaq shumë këtu (ORL) që pastaj ne të shkojmë në privat te ta, apo s’di ku është qëllimi?!”, thotë një paciente për Radio Kosovën.
 

Madje një paciente tjetër në kushte anonimiteti, jashtë mikrofonit ka thënë për Radio Kosovën që doktorët në këtë klinikë  mungojnë shpeshherë duke ua humbur qëllimshëm pacientëve terminin.
 

Radio Kosova ka provuar ta kontaktojë me telefon drejtorin e Klinikës së ORL, Arsim Behramaj, por ai nuk ka pranuar të prononcohet për këtë çështje.
 

Radio Kosova ka biseduar me Nora Kursani-Demjaha zëvendësuese e kryeinspektorit shëndetësor, lidhur me këtë çështje. Ajo ka thënë se faji është te Komisioni Mbikëqyrës për mbarëvajtjen e orarit të punës.
 

“Komisioni Disiplinor duhet të marrë masa ndaj mjekut që nuk e ka respektuar orarin e punës.  E kur drejtorët e klinikave bëjnë shkelje, atëherë  ne drejtpërdrejt rastin e drejtojmë te Komisioni i mbikëqyrjes së mbarëvajtjes në punë. Mirëpo, problemi kryesor është sepse vetë komisioni nuk merr masa ndaj drejtorëve e mandej dhe inspektoratit po i hup vlera dhe motivi sepse ne po e identifikojmë problemin e masat nuk po merren”, thotë Kursani-Demjaha
 

Edhe Klinika e ORL-ës është prekur kohëve të fundit me mungesë të stafit, kur disa mjekë kishin lëshuar  punën në këtë klinikë. Muaj më parë Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës përmes një njoftimi kishte thënë se në Klinikën e ORL-ës janë të angazhuar 13 mjekë specialistë, e 2 të tjerë janë në proces të rekrutimit.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing