Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

BSPK: 28 prilli është promovimi i vetëdijes, edukimit dhe sigurisë në punë

Vendi  |  28.04.2023 Ora 10:53   

Sot është 28 prilli, Dita Botërore e Shëndeti dhe e Sigurisë në Punë dhe Dita Botërore e Përkujtimit të Punëtorëve, ku në gjithë bota sindikatat e punëtorëve përkujtojnë dhe nderojnë kujtimin e viktimave të aksidenteve dhe sëmundjeve në punë.

 

Këtë ditë e ka përkujtuar edhe Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, sipas të cilëve, 28 prilli është promovimi i vetëdijes dhe edukimit rreth sigurisë në punë duke ua përkujtuar punëdhënësve se janë ata që duhen parandaluar rrezikun e aksidenteve dhe sëmundjeve në vendin e punës.
 

Në këtë ditë, kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Atdhe Hykolli dhe anëtari i Kryesisë së Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Ymer Ymeri, po marrin pjesë në seminarin ndërkombëtar, i cili po i zhvillon punimet në Shkup nën temën: “Përdorimi strategjik i makinerisë mbikëqyrëse të ILO-s në dritën e njohjes së standardeve të sigurisë dhe të mbrojtjes së shëndetit në punë si një e drejtë themelore në punë”.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing