Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Mundesi unike nga Help Kosova, grante për fuqizim ekonomik

Vendi  |  28.04.2023 Ora 10:29   
Thirrje për aplikim për te interesuarit për grante nga Help
 
Help Misioni në Kosovo bën thirrje për aplikim për grante në kuadër të projektit “Përfshirja dhe Fuqizimi Ekonomik në Ballkanin Perëndimor” i cili do të realizohet në komunat e listuara me poshtë.
 
• Prishtinë - 30 grante
• Pejë - 20 grante
• Prizren - 20 grante
• Mitrovicë e Jugut - 20 grante
• Lipjan - 20 grante
• Junik - 15 grante
• Mamushë - 15 grante
 
Qëllimi i përgjithshëm i projektit është të kontribuojë në zhvillim të qëndrueshëm dhe stabilitet në Kosovë me fokus kryesor fuqizimin ekonomik. Përderisa, qëllimi i veçantë është krijimi i vendeve të reja të punës përmes mbështetjes direkte me grante për biznese të vogla. Nëpërmjet këtij projekti, ofrohen pajisje në mënyrë që përfituesit të mund të fillojnë apo të rrisin biznesin e tyre. Vlera mesatare e një granti, për një përfitues, është 2,400.00 Euro ne formë të pajisjeve, jo para te gatshme.
 
Format për aplikim mund të merren gjatë takimeve informuese në komunën tuaj apo të shkarkohen nëpërmjet ueb faqes në linkun: www.help-kosovo.org.
 
Data e fundit për aplikim është 19 Maj 2023 e premtë, ora 16:00, aplikimi fillon zyrëtarisht pas mbajtjes së takimeve informuese.
Për më shume informata mund ta vizitoni faqen tonë te internetit www.help-kosovo.org apo ne media sociale https://www.facebook.com/helpinkosovo; https://www.instagram.com/helpinkosovo/ përmes postes elektronike në [email protected] dhe/ose [email protected] ose në numrin kontaktues 044163100.
 
Ky projekt financohet nga Qeveria Gjermane, komunat partnere ndërsa zbatohet nga organizata Help në Kosovë.
 
Të drejtë aplikimi për vitin 2023 kanë qytetarët nga komunat e përfshira në projekt.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing