Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Rexhepi: 100 eurot e Qeverisë ndikuan në rritjen e çmimeve

Vendi  |  28.04.2023 Ora 10:24   

Hashim Rexhepi, ish-guvernator i Bankës Qendrore të Kosovës, deklaroi se 100 eurot e ndara nga Qeveria e Kosovës për qytetarët, ishte ndër arsyet që çoi në rritjet e çmimeve.
 

Ai tha se në aspektin ekonomik, 100 eurot e ndara e rritën kërkesën dhe ofertat e tregtarëve u rritën.
 

“Në momentin që hyjnë 100 euro të reja të mjeteve në qarkullim, automatikisht ato e rrisin kërkesën dhe menjëherë oferta nga tregtarët do të rritet. Ajo ishte në njëfarë mënyre edhe faktori i rritjes së re të çmimeve pasi hynin në një periudhë të caktuar një shumë e caktuar e parave që rriste aftësinë blerëse dhe normat tregtare reagonin me çmime”, deklaroi ai.
 

Sipas Rexhepit, Kosovës i duhet një politikë e qëndrueshme fiskale në periudhë të krizës, pasi siç tha ai, kjo do ta mbante nën kontroll inflacionin, “veçanërisht në produktet gjeneratorë të rritjes së çmimeve”.

“Normal, po e vërejmë se në ekonominë tonë, kontrollet janë jashtëzakonisht të vakëta dhe të dobëta”, shtoi ai.

Rexhepi tha se bankat në Kosovë duhet t’i mbështesin bizneset, pasi siç shtoi ai, kështu do të përfitojnë të dyja.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing