Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Pele, një nga futbollistët më të mirë në histori, tani është edhe mbiemër, shkruan AFP.
Fjala “pele” iu shtua më shumë se 167 mijë fjalëve në fjalorin portugez Michaelis në Brazil. Për 265 milionë folësit portugezë në botë , “pele” tani mund të përdoret për të treguar diçka ose dikë të jashtëzakonshëm - kuptimi në të cilin përdoret tashmë joformalisht në Brazil.
“Shprehja e përdorur tashmë për t'iu referuar dikujt që është më i miri në atë që bën është përjetësuar në faqet e fjalorit”, ka njoftuar Fondacioni Pele në Instagram.
Sipas fjalorit, fjala “pele” përkufizohet si “e jashtëzakonshme, e pakrahasueshme, unike” - cilësi që lidhen me “mbretin e futbollit” që vdiq në dhjetor në moshën 82 vjeçare.
Për momentin, fjala është përfshirë vetëm në versionin online Michaelis, megjithëse do të shtohet në fjalorë të shtypur në të ardhmen.
Është rezultat i një fushate nga Fondacioni Pele, kanali sportiv SporTV dhe klubi i futbollit Santos, ku Pele luajti për pjesën më të madhe të karrierës së tij.
Pele shënoi rreth 1 mijë gola duke luajtur me Santosin (1956-74), kombëtaren braziliane dhe New York Cosmos (1975-77). Fitoi tre Kupa të Botës.