Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Aktori i njohur, Vin Diesel ka zbuluar se filmi i njëmbëdhjetë dhe i fundit “Fast and Furious” do të ketë premierë në vitin 2025.
Vazhdimi i filmave aksion që thyen rekorde duke fituar më shumë se 6.6 miliardë dollarë në arkë filmike do të shfaqet më 19 maj.
Por fansat do të duhet të presin deri në vitin 2025 për finalen e madhe të ekskluzivitetit, pasi Diesel, 55 vjeç, zbuloi se filmi përfundimtar do të jetë pjesa e dytë e “Fast X”, shkruan DailyMail.
Duke folur në CinemaCon në Las Vegas të martën, Vin Diesel, i cili luan Dominic ‘Dom’ Toretto, tha: “Kjo verë është vetëm fillimi i Fast X”.
“Dhe me gjithë mundin tuaj dhe me gjithë dashurinë tuaj dhe faktin që jeni pjesë e familjes sonë, Fast X do të vazhdojë. Dhe pas kësaj vere shpërthyese, unë do të kem privilegjin të vij tek ju për Pjesën e dytë në 2025”, tha aktori.
Atij iu bashkuan yjet e tij Tyrese Gibson, Michelle Rodriguez, Jordana Brewster dhe Sung Kang.
Vin, emri i vërtetë i të cilit është Mark Sinclair, shtoi: “Fast tani është ekskluziviteti më i gjatë në historinë e filmit që shfaq të njëjtët aktorë që luajnë të njëjtët personazhe”.
“Kjo është familja jonë, publiku është familja jonë dhe teksa po ndërtonim drejt kësaj arritjeje tërhoqëm regjisorët që sollën magjinë e tyre në sagë. Unë jam krenar të them për gati dy dekada se filmat kanë qenë filmi më i suksesshëm i secilit prej regjisorëve tanë”, u shpreh Diesel.
Filmi i parë “Fast and Furious” u publikua në vitin 2001, me Diesel dhe të ndjerin Paul Walker si dy protagonistë.
Regjisori Louis Leterrier i tha më parë Empire Magazine se çfarë mund të presin fansat nga filmi i fundit: “Po fillon një luftë. Po i vjen fundi dhe është një garë deri në fund”.
“Do të ketë disa viktima të jashtëzakonshme. Ky është i madh. Nuk dua ta teproj, por ajo që ne po planifikojmë për të radhën është thjesht gjigante, në aspektin e veprimit, shtrirjes dhe emocioneve”, ka deklaruar ai.
“Fast X” do të shfaqet në kinema më 19 maj.