Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Një javë më parë shqiptarja nga Vlora, Eneda Toska e cila jeton dhe vepron në Amerikë u shpërblye me një çmim prestigjioz.
35-vjeçarja u shpall shkencëtarja e re e vitit për kërkimet rreth kancerit nga shoqata më e madhe në botë për hulumtime rreth kancerit.
Toska me këtë çmim u nderua për punën e jashtëzakonshme dhe kontributin e saj në këtë fushë, ku aktualisht e njëjta është profesoreshë-asistente dhe hulumtuese në Departamentin e Onkologjisë në Universitetin “Johns Hopkins” në ShBA, njofton Klan Kosova.
Çmimi ju nda bazuar në disa hulumtime jetike që i ka bërë Toska si ato: Pse disa tumore zhvillojnë metastaza? Pse disa tumore nuk funksionojnë ndaj terapive dhe disa të tjerë po, përfshirë këtu më të rëndësishmen zbulimin e kombinimit të disa ilaçeve ekzistuese të cilat kanë rezultuar në jetëgjatësi tek të prekurit me kancer të gjirit.
Eneda Toska thotë se synimin e ka mjaft të qartë, luftën për të gjetur sa më shumë kura ndaj kancerit të gjirit.