Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Këngëtarja nga Kosova, Albina Kelmendi dhe familja e saj, do të përfaqësojnë Shqipërinë në “Eurovision 2023”, pas triumfit në edicionin e 61-të të Festivalit të Këngës në RTSH.
Në programin e mëngjesit në RTK, ishte e ftuar këngëtarja Albina Kelmendi e cila tregoj më shumë rreth pjesëmarrjes së saj në “Eurovision 2023” që do të mbahet në Liverpul të Britanisë së Madhe.
“Për dy tre ditë do të nisemi për në Liverpul jam e lumtur, ndjej një përgjegjësi të madhe për pjesëmarrjen time atje dhe po e di që të gjithë sytë janë nga unë dhe presin nga unë që ti përfaqësoj në mënyrën më të mirë të mundshme. Kam parë që edhe të huajt po e duan shumë këngën “Duje” madje kam pas rastin ti shoh që edhe shumë e kanë mësuar dhe po e këndojnë atë e kjo vërtetë më bënë shumë të lumtur“, u shprehë Kelmendi.