Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Lansohet kukulla e parë Barbie me sindromën Down

Kuriozitete  |  27.04.2023 Ora 8:29   

Është lansuar kukulla e parë Barbie me sindromën Down dhe në këtë mënyrë kompania “Mattel” e vazhdon zgjerimin e gjithëpërfshirjes në modelet e kukullave që i prodhon.

Kjo është përpjekja e fundit e kompanisë për t’i ndihmuar fëmijët të gjejnë më shumë kukulla që i përfaqësojnë ata. Njëkohësisht, modeli i ri i kukullës është mirëpritur nga publiku i gjerë, përfshirë dhe organizatat bamirëse që kanë për qëllim mbrojtjen të drejtave të personave me sindromën Down.

“Duke e lansuar këtë kukull me sindromën Down, e cila është në dispozicionin e njerëzve nëpër të gjitha dyqanet ku shiten kukullat Barbie, kompania jonë vazhdon të zgjerohet në aspektin e gjithëpërfshirjes në botën e kukullave. Ky model në veçanti i thyen të gjitha barrierat duke e krijuar kukullën e parë me sindromën Down në fushën e modës. Kështu ua mundëson më shumë fëmijëve që ta projektojnë të ardhmen e tyre përmes lojës së kukullave të modës dhe të imagjinojnë se çfarë është e mundur”, deklaroi Lisa McKnight, zëvendëspresidente ekzekutive dhe shefja globale e “Barbie and Dolls”.

“Kukulla Barbie mund të luajë rol të rëndësishëm në përvojat e para jetësore të një fëmije, prandaj ne kemi vendosur për t’i luftuar stigmat shoqërore dhe për t’u mundësuar të gjithë fëmijëve ta shohin veten në kukullat Barbie, si dhe ta kenë një Barbie që e pasqyron botën përreth tyre.”

Modeli i ri në linjën e kukullave Barbie është dizajnuar në bashkëpunim të afërt me Shoqërinë Kombëtare të Sindromës Down, shpjegon Kim Culmone, zëvendëspresidentja e lartë dhe shefja e dizajnit në selinë e “Barbie and Dolls”.

“Një aspekt unik i procesit të dizajnit është se ne e sollëm në jetë kukullën me sindromën Down në bashkëpunim të afërt me Shoqërinë Kombëtare të Sindromës Down. Për këtë bashkëpunim me patëm mundësi të sigurohemi që kukulla dhe të gjitha elementet dhe detajet e dizajnit të jenë një paraqitje e saktë e një personi me sindromën Down”.

Për të ndihmuar me lansimin e lodrës së re Barbie, kompania bashkëpunoi me autoren franceze, Eléonore Laloux, dhe modelen britanike, Ellie Goldstein, dy figura të shquara nga komuniteti i sindromës Down.

“Po e zbulojmë kukullën e re Barbie me sindromën Down. Është shumë mirë që kjo kukull e ka gjetur vendin e vet në industri, ashtu siç unë e kam gjetur vendin tim në shoqëri. Dua ta ndajë eksperiencën time dhe t’i tregoj botës se mund të jetosh i lumtur me sindromën Down”.

Vitet e fundit, “Mattel” ka lansuar linja më gjithëpërfshirëse të kukullave Barbie, duke përfshirë modele të frymëzuar nga gratë e jetës reale të cilat i kanë ndryshuar normat shoqërore.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Kuriozitete

Marketing