Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Rama: Sot nisin punimet e “Rrugës A”

Vendi  |  27.04.2023 Ora 8:11   

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se sot do të nisin punimet në “Rrugën A”, për të cilën tha se është një rrugë me rëndësi të madhe për Prishtinën.

Rama tha se kjo rrugë do të ndërlidh lagjen “Kalabria” me lagjen “Prishtina e Re” e me “Vetërnikun”, teksa shtoi se brenda 240 ditëve pritet që kjo rrugë të përfundojë, teksa shtoi se faza e parë e këtij projekti do të kushtojë 8.4 milionë euro.

“Kemi bashkëpunim të mirë edhe me Ministrinë e Infrastrukturës, ku jemi duke punuar bashkë në shpimin e zonës përfundi Vetërnikut, që do të mundësojë edhe ndërlidhjen direkte në mes Prishtinës së Re dhe Kalabrisë”.

“Paralelisht kemi punuar edhe në aspektin e shpronësimit që ndërlidhen me vazhdimin e rrugës ‘B’. Tani rruga ‘B’ është një rrugë me densitet të lartë ku ka munguar ndërlidhja mes ‘Rrugës B’ me ‘Rrugën A’”, tha Rama.

Tutje, ai foli edhe për ngarkesën e trafikut në qytet, për të cilin tha se njëra ndër arsyet është edhe mungesa e shkollave në periferi të qytetit.

“Në orën 16:00 qyteti është i ngarkuar për shkaqe të ndryshme, ku të gjithë punonjësit kthehen prej punës e po ashtu kemi probleme edhe në mungesë të shkollave në zonat për rreth, ku tash kemi filluar ndërtimin e pesë shkollave në periferi të Prishtinës dhe kjo do ta ndihmojë shumë trafikun” tha Rama.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing