Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Murati premton subvencionim për energjinë edhe për muajt e ardhshëm

Vendi  |  26.04.2023 Ora 10:32   

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, dhe ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, kanë mbajtur konferencë për medie lidhur me masën për kursimin e energjisë elektrike.

 

Me këtë rast, ministri Murati ka thënë se këtë muaj përmbyllet masa për subvencionimin e energjisë elektrike. Mirëpo, ai u shpreh se me pakon e Bashkimit Evropian kanë paraparë edhe masa tjera për muajt në vijim.
 

“Gjatë dy viteve të fundit jemi përballur me krizë energjetike. Kjo ka ndikuar që ne si shtet të marrim masa, e një nga masat ka qenë edhe subvencionimi i energjisë”, tha ministri Murati, raporton RTKlive.
 

“Muajt shtator, tetor dhe nëntor kanë qenë të mbuluar kurse për subvencionimin deri në mars, ai është bërë nga fondet e BE-së. Sot apo nesër qytetarët do ta pranojnë subvencionin”.
 

“Subvencionimin e kursimit të energjisë, të cilën e kemi lansuar në muajin shtator fillimisht si pilotim dhe si testim e që për tre muajt e parë është financuar nga buxheti i shtetit dhe më pastaj gjatë diskutimeve që kemi pasur me Bashkimin Evropian, është përfshirë në pakon mbështetëse të Bashkimit Evropian, që është miratuar në vlerën prej 75 milionë eurosh”, tha ai.
 

“Normalisht do të ketë edhe pako të tjera të cilat janë të parapara me pakon e BE-së, janë paraparë edhe 25 milionë euro tjera që do të jenë përgjatë vitit, pra mbështetje për familjet  e cenueshme apo familjet në nevojë, në mënyrë që të kalohet sa më lehtë barra e faturave elektrike”, ka shtuar ministri Murati.
 

Ndërkaq, ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog tha se në mënyrë që sistemi energjetik të jetë me i sigurt, duhet të shihet se çfarë masa duhet të merren.
 

Szunyog tha se kursimi i energjisë është mënyra më e mirë për ta kaluar krizën, derisa shtoi se masat e marra gjatë këtyre muajve kanë qenë shumë te suksesesshme.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing