Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Përfundon subvencionimi i rrymës për kursimtarët

Vendi  |  26.04.2023 Ora 10:10   

Me subvencionimin që do të bëhet në dy ditët e fundit, do të përfundojë pakoja e subvencionimit të rrymës për ata që kanë kursyer energjinë elektrike në krahasim me muajt e njëjtë të vitit të shkuar, ka konfirmuar ministri i Financave, Hekuran Murati.
 

Ai ka bërë të ditur se tre muajt e parë (shtator-tetor-nëntor) subvencionet janë mbuluar nga buxheti i shtetit, ndërsa për katër muaj të tjerë të sezonit dimëror subvencionet janë mbuluar nga pakoja e fondeve prej Bashkimit Evropian. Murati ka thënë se përfituese nga subvencionet kanë qenë rreth 200 mijë familje çdo muaj. Sipas tij, po të mbahej ritmi i vitit të kaluar, Kosova do të detyrohej të importonte shtesë rreth 88 milionë euro.
 

“Mund të themi që kemi kursyer 88 milionë euro nga importi”, ka thënë ai.

 

Në një konferencë për media të mërkurën me shefin e zyrës së BE-së në Kosovë Tomas Szunyog, Murati ka thënë se pakoja mbështetëse e BE-së ka qenë në vlerë 75 milionë euro, e se nga to 15 milionë euro janë shpenzuar për këto katër muaj.

 

“Sot apo nesër do të përmbyllet kjo masë e kursimit për sezonit dimëror. Normalisht që do të ketë masa të tjera që janë të parapara me pakon mbështetëse të Bashkimit Evropian”, ka thënë Murati që ka falënderuar BE-në për mbështetjen. Ai ka thënë se nga fondi i BE-së, një pjesë e mbështetjes do të dedikohet për familjet në nevojë.

Sipas tij, ky ka qenë ndër dimrat më të lirë për energji, ndërsa ka thënë se qytetarët kanë përfituar nga subvencionet duke “pasur më shumë mjete në xhepa”.

Më 1 prill është shtrenjtuar energjia elektrike për 15 për qind dhe kjo është hera e dytë që shtrenjtohet në harkun kohor prej 14 muajsh.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing