Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Cole Prochaska nga Karolina e Jugut, ka arritur të humb mbi 152 kilogramë në më pak se dy vite – e pavarësisht arritjes së madhe – trupi i tij akoma po vuan.
Kjo për shkak të humbjes së shpejtë të peshës dhe efekteve anësorë – Prochaska tani ka problem me humbjen e lëkurës së tepërt që i është varur në trup, transmeton Telegrafi.
Ai ka shpërndarë një fotografi në Twitter me mbishkrimin: “Është shumë e vështirë të shpërndahet një fotografi pa bluzë”.
Tani ai peshon 101 kilogramë, dhe synon që përmes ndërhyrjes kirurgjikale të largojë lëkurën e tepërt që po i qëndron e varur.
Fotografia e tij është shpërndarë në masë të madhe në rrjetet sociale, dhe po shërben si model për të tjerët që duan të humbin peshë.