Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Për të shënuar Ditën Kombëtare për Personat e Zhdukur me Dhunë, 27 prillin, shfaqja ‘Babai dhe Babai’ do të jepet në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Ky aktivitet organizohet nga Ministria e Drejtësisë, Kuvendi i Kosovës dhe Integra.
Shfaqja ‘Babai dhe babai’ me skenar nga Jeton Neziraj dhe regji të Kushtrim Koliqit është ndër shfaqjet më të suksesshme të kohëve të fundit e cila u shpërblye edhe me disa çmime nëpër festivale.
‘Babai dhe babai’ sjell bashkë në skenë aktorët Ilire Vinca, Bujar Ahmeti dhe Kosovare Krasniqi.
“Babai dhe Babai”, në dukje një dramë për sfidat e zakonshme të jetës së një familjeje, na zbulon një histori tronditëse dhe një traumë të thellë shoqërore, një plagë që ka ngelur e pashëruar dhe e cila personazhet i mban peng, përgjithmonë…
Kjo është një dramë për ata që duam t’i mbajmë afër… dhe i mbajmë! Pavarësisht palumturisë që na përplaset në fytyrë si ujë i ftoftë, pavarësisht ëndrrave që na e kujtojnë realitetin e vetmisë. Është një dramë për vetminë e thellë e për mërzinë që kullon dhimbje.