Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Drejtoresha e Parqeve në Komunën e Prishtinës, Donika Çetta, njoftoi se i kanë pranuar 90 kërkesa nga qytetarët për krasitjen e drurëve, e veç 70 kanë arritur t’i realizojnë në periudhën mars-prill.
Ajo deklaroi në SOT të KTV-së të martën se procesi i krasitjes bëhet dy herë në vit, e përpilimi i listës për krasitje bëhet nga ekspertët e specializuar të fushës.
“Procesi i krasitjes kryer dy herë në vit. Me rënien e vegjetacionit apo të gjetheve në periudhën që shënon fillimin e tetorit deri në dhjetor dhe në fillimin sezonit së pranverës, nga fundi i shkurtit e deri në fund tës prillit. Pos drurëve që janë me rrezikshmëri të lartë, kjo listë përpilohet nga sektori i emergjencave për krasitje të tjera”, deklaroi Çetta.
Sipas drejtoreshës në Prishtinë, pos kësaj kategorie të krasitjes, ekzistojnë edhe dy të tjera .
“Është lista me rrezikshmëri të lartë që dënon jetën e qytetarëve dhe të kalimtarëve, që drurët për shkak të kushteve klimatike rrëzohen, e kjo ndodh edhe për shkak të llojit të drurit që është i mbjellë. Kjo listë është me prioritet për drejtorinë tonë. Në listën e dytë bëjnë pjesë kërkesat e qytetarëve... Në listën e tretë është krasitja për shkak të shëndetit së drurit. Kjo përfshin drurët e vjetër që bëhet krasitja e tyre më së paku 1 herë në 4 vjet”, tha ajo.
Drejtoresha e Parqeve shtoi se kërkesat vijnë vazhdimisht nga qytetarët për krasitje, e këto trajtohen nga ekspertët e mjedisit.