Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) edhe këtë vit organizon panairin e përgjithshëm ndërkombëtar “PRISHTINA 2023”, i cili është panairi më i madh ekonomik në vend, në mbështetje të ndërmarrësve nga të gjithë sektorët.
“Këtë vit, Panairi i Përgjithshëm Ndërkombëtar "Prishtina 2023" do të mbahet në Prishtina Mall nga 26 deri më 29 prill. Panairi u mundëson pjesëmarrësve vendor, rajonal dhe ndërkombëtar: shkëmbim të njohurive, rrjetëzim si dhe informim mbi mundësitë e rritjes dhe zhvillimit të biznesit”, njofton OEK-u.
Sipas njoftimit të OEK-ut, në panair do të organizohen edhe sesione informuese rreth mundësive të investimit në komunat e Kosovës, ndërsa transporti është FALAS, nisja bëhet çdo 15 minuta nga rrethi i flamurit në Prishtinë.