Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Shefi i Twitterit, Elon Musk, është përplasur sërish me shkrimtarin amerikan Stephen King, për çështjen e abonimit në platformën Twitter Blue.
King u ankua se ikona e kaltër e verifikimit po vazhdonte t'i qëndronte në llogari, pavarësisht se ai s'kishte paguar më për këtë shërbim, ndërsa Musk i tha se ia kishte paguar ai vetë.
Shkrimtari 75-vjeçar i reagoi shefit të Twitterit duke thënë se paratë e ndara për verifikimin e llogarisë duhet t'i japë për bamirësi.
“Unë rekomandoj Fondacionin Prytula, që ofron shërbime shpëtimi në Ukrainë. Janë vetëm tetë dollarë që ndoshta z.Musk mund të shtojë pak më shumë”, thuhet në reagimin e tij.
Por, Musk s'mbeti pa i reaguar, duke thënë se ka dhënë shumë donacione për Ukrainën.
“Unë i kam dhuruar mbi 100 milionë dollarë në Ukrainë, sa i keni dhuruar ju?”, tha ai.
Kompania e Muskut, SpaceX, po paguan për terminale, satelitë të rinj dhe mirëmbajtje të rrjetit në Ukrainë.