Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Azemi: Bizneset po ballafaqohen më mungesë të punëtorëve të kualifikuar

Vendi  |  24.04.2023 Ora 10:15   

Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, tha se kompanitë private në vend kanë mungesë të theksuar të punëtorëve të kualifikuar.
 

Ai ka thënë se ikaja e të rinjve mbetet shqetësim për ta ngase veç prej vitit 2021, sipas tij, mbi 100 mijë persona e kanë lëshuar Kosovën.
 

Sipas Azemit, ndonëse pronarët nuk duan të deklarohen për këtë çështje, mungesa ka në çdo sektorë, por edhe ka raste të tilla kur punëtorët kryejnë punë që nuk janë të kualifikuar.

 

“Sipas informacioneve tona që mund të jenë edhe zyrtare në vitin 2021 dhe 2022, mbi 100 mijë punëtorë të sektorit privat të Kosovës e kanë lëshuar Kosovën, çka është më e rënda është ajo që këta punëtorë janë kryesisht punëtorë të kualifikuar të cilët, zbrazëtia e tyre në vendet e tyre të punës shkakton jashtëzakonisht humbje të mëdha, kryesisht për kompanitë private, ne jemi çdo ditë në terren dhe secili pronar i kompanisë i ka shqetësimet e veta sepse po i mungon stafi përkatës”, ka theksuar Azemi.

 

Duke folur për Ligjin për pagën minimale, ai tha se Qeveria Kurti nuk ka vullnet që ta vërë në zbatim këtë ligj.

Azemi pohon se si Sindikatë janë kundër pagës prej 264 eurosh, por që asnjëherë nuk janë pyetur për këtë çështje. / EO

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing