Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Komediani Martin Lawrence bëhet me yll në Hollywood

Film  |  24.04.2023 Ora 8:28   

Aktori dhe komediani, Martin Lawrence, u nderua me yll në shtegun e famës në Hollywood. Ai ishte i pranishëm në këtë ngjarje dhe dukej mjaft i emocionuar që po vlerësohej karriera e tij disa dekadëshe.

“Jam i nderuar që karriera ime ka lulëzojë pas shumë sfidave dhe vështirësive, dhe vazhdoj të qëndrojë me kokën lartë. Nëse mund t’ua jap një këshillë të gjithë atyre aktorëve që do të vijnë këtu pas meje, është që t’i ndjekin ëndrrat e tyre më vetëbesim, hijeshi dhe modesti, si dhe të mos ndalen kurrë së luftuari për atë që duan”.

Lawrence u nderua për punën e mrekullueshme në projektet televizive. Të pranishëm në ceremoninë e zbulimit të yllit të tij ishin edhe aktori i njohur komik, Tracy Morgan, prezantuesi televiziv, Steve Harvey dhe aktorja, Lynn Whitfield.

“Kur e pranon një yll në bulevardin e famës në Hollywood, kjo të çimenton si legjendë në këtë industri. Por Martin, për mua dhe shumë njerëz të tjerë ti ke qenë gjithmonë i tillë. Ti je vëllai dhe mentori im dhe do të jesh gjithmonë një person i jashtëzakonshëm. Të dua Martin”.

Lawrence si prezantues i shout “Def Comedy Jam” në HBO, solli ekspozim ndaj komedianëve të suksesshëm përfshirë këtu, Bernie Mac, Dave Chappelle dhe Chris Tucker. Më vonë ai u angazhuar si protagonist i serialit të tij, “Martin”, i cili u transmetua për pesë sezone në kanalin televiziv Fox.

Por ashtu ai shquhet për pjesëmarrjen në filma të suksesshëm të Hollywoodit si, “Bad Boys”, “Nothing to Lose” dhe “Big Mama’s House”.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing