Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Kërkohet ulja e çmimit të nisjes te taksitë

Vendi  |  24.04.2023 Ora 8:19   

Një vit më parë, Komuna e Prishtinës ka rritur tarifën për nisjen e taksive në kryeqytetit nga 1.5 në 2 euro, me arsyetimin e rritjes së çmimit të derivateve.

Tash kur çmimi i litrit të derivateve ka rënë për 50 centë krahasuar me kohën kur është marrë ky vendim, qytetarët kanë kërkuar që kjo të përcillet edhe me uljen e tarifës startuese të taksive.

“Këta për t’i ngritur, i ngritin brenda orës, për t’i zbritur, nuk i zbresin hiç. Kështu që nuk i zbresin kot është ajo që tentojmë ne si popullatë”, ka theksuar një qytetar i Prishtinës.

Sami Borovci, asamblist i Aleancës Kosova e Re (AKR) në Kuvendin Komunal të Prishtinës, ka thënë se ka qenë kundër vendimit edhe në kohën kur ka ndodhur shtrenjtimi i tarifës.

“Mirëpo, ka qenë një arsyetim i kryetarit dhe i kabinetit të tij se ky është vendim i përkohshëm dhe është bërë për periudhën që nafta të jetë në çmimet që ka qenë atëherë, ndërsa në momentin që do të ulen çmimet e derivateve, atëherë do të rishikohet edhe kjo... tash është ulur çmimi i derivateve dhe mendoj që këto tarifa duhen ulur”, ka thënë ai.

Por, në Drejtorinë e Shërbimeve Publike kanë theksuar se tarifat prej dy eurosh do të mbeten në fuqi.

“Si pjesë e reformimit të transportit publik e në të njëjtën kohë edhe të implementimit të planit të mobilitetit dhe riformimit të tij, jemi kujdesur që të marrim hapa konkretë në raport me sektorin e taksive dhe në të njëjtën kohë edhe me trafikun publik, ku edhe patëm dalë me çmimoret e reja si pjesë e reformimit të transportit në kryeqytet dhe si të tilla do të vazhdojnë të jenë në fuqi deri në një vendim tjetër”, kanë thënë në këtë drejtori.

Në kohën kur janë shtrenjtuar tarifat startuese të taksive, Komuna e Prishtinës i pati rritur edhe çmimet e biletës së autobusëve urbanë.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing