Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Sivjet, India ia kalon Kinës me popullsi

Kuriozitete  |  20.04.2023 Ora 8:38   

Nuk konsiderohet çudi që rrugët e Indisë të duken me përplot njerëz.

Të dhënat e reja të publikuara nga Kombet e Bashkuara, tregojnë se ky shtet do të bëhet kombi më i populluar në botë nga mesi i vitit 2023, kështu duke kaluar Kinën që pati këtë epitet që nga viti 1950.

Popullsia e Indisë do të numërojë 1. 4286 miliardë banorë derisa Kina ka 2.9 milionë më pak.

Koha e ngritjes së Indisë në vendin e parë është përshpejtuar nga rënia e shkallës së lindshmërisë në Kinë, meqë u aplikua për kohë të gjatë politika me vetëm një fëmijë.

India, po ashtu ka një popullsi më të re, një shkallë më të lartë të lindshmërisë dhe një normë në rënie të vdekshmërisë së foshnjave.

Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se kjo rritje e vazhdueshme mund të ketë edhe pasoja sociale e ekonomike.

India ka tashmë numrin më të madh të të rinjve të moshës nga 15 deri në 24 vjeç, që sipas ekspertëve të OKB-së mund të çojë në një fuqi punëtore në rritje që mund të nxisë rritjen ekonomike.

Por, ata gjithashtu paralajmërojnë se nëse këta të rinj nuk punësohen në mënyrë adekuate, ky ndryshim demografik mund të bëhet shpejt një detyrim.

Ndërsa popullsia vazhdon të rritet, sfida për Indinë do të jetë të sigurojë që qytetarët e saj të kenë qasje në arsim, kujdes shëndetësor dhe mundësi punësimi.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Kuriozitete

Marketing