Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

FSK parapërgatitje për “Defender Europe 23”

Vendi  |  20.04.2023 Ora 8:26   

Në kuadër të përgatitjeve përfundimtare para fillimit të ushtrimit ndërkombëtar “Defender Europe 23” sot në ambientet e kazermës “Adem Jashari” në Prishtinë para komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ministrit të Mbrojtjes, Armed Mehaj, është realizuar Prova e Konceptit të Ushtrimit (ROC DRILL) për ushtrimin fushor “Defender Europe 23”.

 

Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se sindikatat kanë brifuar për konceptin e ushtrimit në të gjitha fazat e realizimit, që nga dislokimi, realizimi i ushtrimit dhe ridislokimi me të gjitha detajet e mbështetjes reale për ushtrimin.

“Gjeneral Jashari ka përgëzuar oficerët dhe nënoficerët për punën dhe përkushtimin e tyre, gjithashtu ka falënderuar partnerët për mbështetjen  që i kanë dhënë këtij ushtrimi në të gjitha fazat që nga planifikimi e deri në këtë fazë, ai ka theksuar rendësin e këtij ushtrimi të shkallës së gjerë të udhëhequr nga Ushtria Amerikane për Evropë, duke na krijuar mundësin që të jemi të ndërveprueshëm me partnerët tanë në operacione të përbashkëta. Ministri i Mbrojtjes gjithashtu theksoi se keni mbështetjen time të pakursyer për realizimin sa me më sukses, këtë ja kam shprehur edhe komandantit Jashari që në fazat e hershme të planifikimit”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing